Shqipëria
Udhëtimet charterë janë rritur 306 % në Shqipëri
Sipas të dhënave zyrtare, Italia zotëron përqindjen më të madhe në tregun e transportit ajror për muajin prill 2019
Shqipëria, një destinacion i preferuar për pushime, po nxit tregun e udhëtimeve ajrore përmes çarterëve me turistë.
Referuar të dhënave zyrtare të ardhura në Autoritetin e Aviacionit Civil nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, shifrat tregojnë një numër prej 239.465 pasagjerësh, të cilët kanë udhëtuar gjatë muajit prill për/nga TIA.
Për sa i përket rritjes/rënies së fluksit të lëvizjes së pasagjerëve për muajin prill 2017-2018-2019, vihet re se numri i pasagjerëve që kanë fluturuar me Charter ka shënuar rritje prej 306 %, transmeton ATSH.
Sipas të dhënave zyrtare, Italia zotëron përqindjen më të madhe në tregun e transportit ajror për muajin prill 2019, duke zënë 56% të totalit dhe një numër prej 132.769 pasagjerësh, ndjekur nga Turqia me 7%, Austria me 7%, si dhe Hungaria 6%, përcjell albinfo.ch.
Nëse do të bënim krahasimin e tre vjetëve të fundit, trafiku ajror dhe fluksi i pasagjerëve këtë vit, gjatë prillit të 2019-ës ka një rritje prej 13% krahasuar me vitin 2018.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











