Lajme
Udhëtimi i shpejtë me vakum
Në gypat me vakum, kapsula në formë të trenit mund të lëviz me shpejtësi prej 6500 kilometrash në orë
Londër – Nju Jork për 50 minuta? Këtë vizion e pretendojnë hulumtuesit e kompanisë amerikane të transportit ET3, me sistemin e ashtuquajtur “Tube transport ETT”.
Transporti i së ardhmes do të funksionon në sistem të tubave me kapsula.
Në gypat me vakum, kapsula në formë të trenit mund të lëviz me shpejtësi prej 6500 kilometrash në orë.
Londër – New York do të lëviz për 50 minuta. Shpikje e jashtëzakonshme nëse krahasohet me kompaninë ajrore “Concorde”, e cila vetëm një herë kishte arritur rekordin e fluturimit nga aeroporti Heathrow i Londrës në New York për 2 orë 52 minuta dhe 59 sekonda.
Me transportin e së ardhmes nga Cyrihi për në Pekin do të mbërrini për 1 orë dhe 15 minuta. Pastaj në Hawai, do të jeni për 1 orë dhe 55 minuta. Për në Sidnei do të ju duhen vetëm dy orë e gjysmë.
Çdo kapsulë udhëtimi ka vend për gjashtë udhëtarë. Sipas shpikësve të ET3, forcat e gravitetit nuk paraqesin problem për udhëtarët. Duke shtypur alarmin, udhëtarët në raste emergjente do të mund të ndalin ketë mjet udhëtimi.
Sipas shpikësve amerikanë të ET3, sistemi i zhvilluar i transportit do të jetë më i lirë se në trafikun ajror apo hekurudhor. Megjithatë deri më tani mungon interesimi i kompanive për realizimin e këtij projekti.
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
6 lajmet kryesore të javës në Zvicër Këto janë disa nga zhvillimet më të rëndësishme që kanë shënuar javën në Zvicër... -
Turizmi zviceran në rrezik -
Normalizohen shitjet e biçikletave në Zvicër -
Pranvera po fillon gjithnjë e më herët në Zvicër -
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA











