Futboll

UEFA ende pa vendim për ndeshjen Kosovë-Izrael

UEFA nuk ka nxjerrë ende një vendim mbi ndeshjen Kosovë-Izrael, megjithatë, dihet se ajo nuk do të zhvillohet të dielën.

Mediat izraelit shkruajnë se ekziston mundësia që ajo të shtyhet për muajin dhjetor.

“Për dhjetor nuk ka termin të planifikuar për ndeshje të përfaqësueseve. Por situata e sigurisë në Izrael ka shtyrë UEFA-n që të pezullojë ndeshjen Izrael – Zvicër, ndërsa vendim i njëjtë pritet edhe për ndeshjen e planifikuar për të dielën, Kosovë – Izrael”, shkruan koha.net.

Ndeshja Izrael – Zvicër pritet të luhet në muajin e ardhshëm, edhe pse do të ketë vështirësi, përcjell albinfo.ch.