Futboll

UEFA: Ndaj Skënderbeut fitoi sistemi anti-trukim

Pas vendimit të KAS-it që ia vërtetoi dënimin prej 10 viteve mos marrjen pjesë në gara për ekipin e futbollit Skënderbeu të Shqipërisë ka reaguar edhe UEFA.
Në qëndrimin zyrtarë të shtëpisë evropiane të futbollit thuhet se me vërtetimin e dënimit për ekipin shqiptarë ka fituar sistemi kundër kurdisjes së ndeshjeve.
“Nga sot, sistemi i monitorimit të basteve i ngritur nga UEFA dge BFDS, është një matës zyrtar i parregullsive në tregun ilegal të trukimit të ndeshjeve”, thuhet në reagim, transmeton albinfo.ch.
UEFA thotë se e ka mirëpritur vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit Sportiv për të refuzuar apelin e Klubit Skënderbut kundër vendimit të 26 prillit 2018 të Komisionit të Apelit të UEFA-s.
Përveq dënimit me 10 vjet mos marrje pjesë në garat evropiane Skënderbeu është dënuar edhe me 1 milionë euro për shkak të përfshirjes së tij në aktivitet që synojnë kurdisjen e rezultateve të ndeshjeve.
Ky dënim do ti shkaktojë telashe të mëdha skuadrës nga Korça.