Futboll
UEFA nuk hap rast ndaj Marko Arnautoviç
Pas kritikave të shumta drejt lojtarit ofendues, ai shfrytëzoi mediat sociale për të kërkuar falje
Shau me nënë një lojtar. Ofendoi me gjuhë raciste. Më pas e pranoi gabimin dhe kërkoi falje.
Por, shtëpia evropiane e futbollit (UEFA) nuk ka hapur asnjë procedurë për dënim disiplinues ndaj Marko Arnautoviç-it, lojtarit të kombëtares së Austrisë, me prejardhje serbe.
Në një përgjigje me shkrim për Albanian Post nga UEFA nuk kanë dashur të përgjigjen për rastin sepcifikisht. Por, me një shkrim të tërthorët kanë treguar se s’ka asnjë rast të hapur për ndeshjet e së dielës, rrjedhimisht as për Aranutoviç-in.
“Ne dëshirojmë t’ju informojmë se nuk ka procedura disiplinore të hapura për tre ndeshjet e luajtura dje në Kampionatin Evropian”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s, përcjell Albinfo.ch.
Gjithçka ndodhi në ndeshjen Austri vs. Maqedoni e Veriut, të cilën austriakët e fituan me rezultat 3:1.
Në minutën e 89 të ndeshjes, kur rezultati ishte 2:1 në favor të Austrisë, Aranautoviç dribloi bukur dhe arriti të shënojë për ta thelluar epërsinë.
Në momentin e dëlirit festiv, ai u kthye nga lojtari shqiptar i Maqedonisë Veriore, Ezgjan Alioski, duke artikuluar disa fjalë, që të përcjella nga gjestet, nuk dukeshin aspak të këndshme.
Më vonë, duke rikthyer shiritin e atij momenti në ndeshje, u kuptua se ofendimi kishte qenë i rëndë.
“Ta q**** mamanë shqiptare”, ishin fjalët. Aranutoviç do vazhdonte, sikur mos të ndërhynte kapiteni i skuadrës austriake David Alaba për ta ndaluar.
Pas kritikave të shumta drejt lojtarit ofendues, ai shfrytëzoi mediat sociale për të kërkuar falje.
Tha se ishte në momentin e ndeshjes dhe çfarë ka thënë s’e përfaqëson atë. Shtoi se ata që shoqërohen më shumë me t’ ia njohin këtë natyrë shumë tolerante.
Në fund të statusit të tij në Instagram, faljen e kërkoi edhe në gjuhën shqipe.
“Më falni”, shkroi Arnautoviç.
Ofendimet në baza racore nuk janë të rralla në futboll, ato vazhdojnë prej kohësh, por njëjtë të shpeshta janë edhe dënimet e UEFA-s, që bën luftë speciale dhe fushata senzibilizuese për ta larguar racizmin nga fusha e futbollit.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë











