Futboll
UEFA: Pas grupeve, Kosova mund të ndeshet me Serbinë në Euro 2020
26 mars, “Dardanët” luajnë kundër Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së playoffit
Është bërë e ditur se organi qeverisës i futbollit në Evropë, UEFA, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Kosova dhe Serbia të përballen mes vete në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian 2020, nëse dy ekipet kombëtare e arrijnë atë fazë.
Meqenëse Kosova kualifikimin në kampionatin më prestigjioz të futbollit në Evropë e synon përmes playoffit në Ligën e Kombeve, pasi në kualifikimet e rregullta doli e treta në Grupin A, prapa Anglisë dhe Çekisë.
Më datë 26 mars, “Dardanët” luajnë kundër Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së playoffit, ndërsa nëse kualifikohet për në finale, ndeshet me fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi.
Fituesi i playoffit të Ligës D do të jetë në grupin C apo F. Në grupin D janë Ukraina e Holanda, ndërsa ndeshjet do të luhen në Amsterdam e Bukuresht.
Ndeshjet e grupit F ku garon Gjermania, luhen në Mynih e Budapest.
Nëse eventualisht kualifikohet, Kosova nuk do të jetë në grup me Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë e Rusinë.
Por nuk do të ketë kufizime pas fazës grupore, përkatësisht në fazën nokaut. Këtë e ka bërë të ditur UEFA të premten kur ka dhënë më shumë detaje për shortin. Euro 2020 nis më 12 qershor në Romë. Finalja është më 12 korrik në “Wembley”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit Kompania ajrore zvicerane zgjat pezullimin për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa fluturimet për... -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale”













