Lajme
Ukraina, në prag të njohjes së Kosovës
Zv.ministri i Jashtëm ukrainas, Vasyl Bodnar, në një intervistë ekskluzive për gazetarin Xhoi Malësia në RTV Ora, paralajmëroi një njohje të mundshme të shtetit të Kosovës nga Kievi zyrtar, përcjell Albinfo.ch.
Sipas diplomatit ukrianas, nuk duhet të bëhen paralelizima mes Kosovës dhe Krimesë, pasi sipas tij, janë dy gjëra krej të ndryshme nga njëra-tjetra.
“Tradicionalisht, ne kemi qënë të vendosur për sovranitetin territorial të vendit. Ky është një parim yni. Por, për ne nuk ka një paralele mes dy rasteve. Kjo për shkak se rasti i Kosovës është diçka dhe ai i Krimesë është diçka tjetër.
Në rastin e Kosovës kemi një vend që është njohur nga një numër i caktuar shtetesh dhe në rastin e Krimesë, flitet për një territor që është marrë me forcë nga Rusia. Pra, nuk është një çështje e thjeshtë.
Ne nuk e kemi njohur Kosovën formalisht, por nëse sheh hapat tanë, ka diçka. Vitin e kaluar ne morëm vendimin për të punuar me pasaportat e Kosovës. Tani ambasadori ynë këtu (Tiranë) dhe ambasadorët në vende të tjera të botës kanë marrë direktiva për t’i njohur këto pasaporta dhe për të mos limituar udhëtimet. Ndoshta duke filluar nga hapa të tillë të vegjël mund të shkojmë drejt disa rezultateve. Nuk po flas për një perspektivë të caktuar, pasi pozicioni ynë formal është pozicioni ynë formal. Pra, na duhet ta trajtojmë këtë rast në rrethanat ku ndodhemi”, tha Bodnar në intervistën e tij për rtv Ora, transmeton Albinfo.ch.
Aktualisht, pavarësisht fushatës së fortë të Serbisë për çnjohje, Kosova njihet nga 116 shtete.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i Zvicrës përshëndet fitoren historike ndaj Kolumbisë: Ky është hapi i parë drejt finales Guy Parmelin uroi Kombëtaren zvicerane pas kualifikimit në çerekfinale, ndërsa e cilësoi suksesin si një moment... -
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë -
Zvicër
Granit Xhaka: Si kapiten kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë -
Zvicër
Çerekfinale historike: Granit Xhaka përballë Lionel Messit në Botëror -
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi













