Lajme
Ulet numri i personave që marrin ndihmë sociale në Zvicër
Në qytetet zvicerane më pak njerëz morën ndihmë sociale në vitin 2022 se sa një vit më parë.
Sipas një sondazhi nga nisma e politikave sociale të qytetit, numri i njerëzve me ndihmë sociale ra mesatarisht me 2.4%.
Në dhjetë nga 14 qytetet e ekzaminuara, shkalla e ndihmës sociale ra. Iniciativa e qytetit tha se për zhvillimin ndër të tjera ka kontribuar edhe situata e favorshme në tregun e punës. Numri i rasteve të reja ra gjithashtu – me 11.1% krahasuar me mesataren e tre vjetëve të mëparshme, shkruan SRF.
Sipas informacioneve, shkalla e asistencës sociale ishte ende më e larta në Biel me 9.9%. Kjo përkundër faktit se ka ardhur në rënie të vazhdueshme që nga viti 2016, kur arriti në nivelin më të lartë prej 11.8 %.
Lozana pason në vendin e dytë në renditje me një normë të asistencës sociale prej 6.8 %, megjithëse një rënie mund të vërehet edhe atje në një krahasim shumëvjeçar. Në vitin 2012 shkalla e ndihmës sociale në kryeqytetin kantonal të Vaud ishte 10.3 %.
Për raportin “Asistenca sociale në qytetet zvicerane – shifra kyçe për vitin 2022 në krahasim”, nisma e qyteteve të politikave sociale e Shoqatës Zvicerane të Qyteteve dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Bernës analizoi të dhënat nga 14 qytete: Bazel, Bernë, Biel, Chur, Lozanë, Lucern, St. Gallen, Schaffhausen, Schlieren, Uster, Wädenswil, Winterthur, Zug dhe Cyrih.
Sipas autorëve të studimit, një e katërta e atyre që marrin ndihmë sociale në Zvicër jetojnë në qytetet e ekzaminuara. Anketa bazohet kryesisht në statistikat e ndihmës sociale të Entit Federal të Statistikave (BFS), përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër













