Lajme
Ulja e ngrohjes në 19 gradë është shkelje e vendimit të Gjykatës Federale
Sipas vendimit, banesat duhet të jenë të paktën 20 gradë të ngrohta, përndryshe mund të kërkohet kompensim
Rregullorja e vënë në fuqi nga Këshilli Federal, sipas të cilës apartamentet mund të ngrohen deri në maksimum 19 gradë në rast krize, bie ndesh me një vendim të Gjykatës Supreme Federale.
Sipas vendimit në fjalë, apartamentet duhet të jenë të paktën 20 gradë të ngrohta, transmeton albinfo.ch. Përndryshe, mund të kërkohet kompensim.
Shoqata zvicerane e sektorit të pasurive të paluajtshme druan se qiramarrësit e shumtë do të padisin në gjykatë për shkak se banesat e tyre nuk do të ngrohen mjaftueshëm, shkruan gazeta “SonntagsZeitung”.
Është e diskutueshme mes specialistëve nëse pronarët e banesave (qiradhënësit) duhet të paguajnë edhe dëmshpërblim nëse kanë refuzuar ngrohjen sipas udhëzimeve të Këshillit Federal.
Madje edhe avokatët që punojnë për ministrin federal të Ekonomisë, Guy Parmelin, nuk janë të sigurt rreth kësaj pike, shkruan gazeta.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













