Lajme
Ulrike Lunaçek jep dorëheqje
“Gjatë kësaj jave kam vënë re që pakënaqësia dhe zhgënjimi i shumë njerëzve në fushën e artit dhe kulturës nuk zvogëlohej. Përkundrazi. Nuk ishte vendim i lehtë. Por unë po jap dorëheqjen si Sekretare e Shtetit
Kritikat e shumta gjatë ditëve të fundit për menaxhimin jo të suksesshëm me koronavirusin, veçanërisht mos përmbushja e kushteve dhe premtimeve për artistët në Austri gjatë kësaj periudhës, kanë bërë që sekretarja e Shtetit për Kulturë dhe Artë në Austri, Ulrike Lunaçek të japë dorëheqje, raporton Albinfo Austria.
Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek, dorëheqjen e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, duke thënë se ky vendim për të nuk ishte i lehtë.
“Gjatë kësaj jave kam vënë re që pakënaqësia dhe zhgënjimi i shumë njerëzve në fushën e artit dhe kulturës nuk zvogëlohej. Përkundrazi. Nuk ishte vendim i lehtë. Por unë po jap dorëheqjen si Sekretare e Shtetit. Edhe pse sot tërhiqem nga funksioni im: Unë jam dhe do të jem një person politik, një njeri i interesuar politikisht. Dhe unë do të vazhdoj të marr lirinë e përfshirjes në debate. Me këtë rast, ju uroj atyre gjitha të mirat dhe shumë guxim“, ka shkruar Lunaçek në twitter.
Sipas mediave austriake pasuese e Lunaçek do të jetë sërish një femër dhe po ashtu nga partia e gjelbër e Austrisë.
Ulrike Lunaçek nisi karrierën e saj politike më 1995 ndërsa në vitin 1999 ajo u bë anëtare e Këshillit Kombëtar, ku qëndroi deri më 2009 kur kaloi në Parlamentin Evropian, ku ishte zëvendëspresidente.
Lunaçek po ashtu ishte raportuese për Kosovën në Parlamentin Europian deri më 2017.
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
6 lajmet kryesore të javës në Zvicër Këto janë disa nga zhvillimet më të rëndësishme që kanë shënuar javën në Zvicër... -
Turizmi zviceran në rrezik -
Normalizohen shitjet e biçikletave në Zvicër -
Pranvera po fillon gjithnjë e më herët në Zvicër -
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA









