Koronavirusi: çast pas çasti
UNDP: Pandemia e koronavirusit do të shkaktojë rënie të zhvillimit njerëzor
Sipas Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) pandemia e koronavirusit pritet të shkaktojë një rënie në zhvillimin njerëzor.
Kjo rënie do të ndodhë për herë të parë, që nga fillimi i matjes më 1990.
Indeksi global i zhvillimit njerëzor bën matjen e standardit të arsimit, shëndetit dhe jetesës në botë.
“Zhvillimit njerëzor ka shënuar përparim në 30 vitet e fundit, pavarësisht situatave që ka kaluar bota, siç ishte kriza financiare në vitet 2007-2009. COVID-19 me goditjen e tij të trefishtë në shëndet, arsim dhe të ardhura – mund të ndryshojë këtë ritëm”, tha kreu i UNDP-së, Achim Shtajner.
UNDP vlerëson se të ardhurat globale për kokë banori, pritet të bien katër për qind në vitin 2020, për shkak të pandemisë.
Organizata tha se mbyllja e shkollave dhe pabarazitë në mësimin në distancë do të zgjerojnë hendekun e shkallës së arsimimit, midis vendeve të pasura dhe atyre të varfra.
“Rreth 86 për qind e fëmijëve që janë në shkolla fillore në vendet e varfra aktualisht nuk po e vijojnë mësimin, krahasuar me vetëm 20 për qind në vendet e pasura”, tha UNDP.
Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, deri më tani në tërë botën janë infektuar 4,931,057 persona. Prej tyre, 324,240 kanë vdekur dhe rreth 1,689,334 janë shëruar, përjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? Debati mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po bëhet gjithnjë e më intensiv: a duhet... -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027











