Lajme
Shqipëri: Pse po ikin të rinjtë jashtë vendit?
Gjendja e rëndë në vend i ka vënë të rinjtë para dilemës: të protestojnë ose të largohen nga vendi për një perspektivë më të mirë.
Ministrja e Arsimi të Shqipërisë, Evis Kushi, është shprehur sot për Euronews Albania se trendi i mërgimit i të rinjve shqiptarë është i krahasueshem me trendet e vendeve të tjera dhe ky kontigjent njerëzish nuk mund të konsiderohen të larguar, sepse një pjesë e madhe e tyre mund të kthehen pas, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat flasin krejt ndryshe. Sipas një studimi të UNESCO-s rreth 18.000 studentë shqiptarë janë duke studiuar jashtë shtetit. Në sondazhet e bëra nga CESS rreth 94% e studentëve shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit nuk dëshirojnë të kthehen në atdhe pas shkollimit.
Refuzimi i realitetit dhe interpretimi i shifrave sipas interesit politik të çastit tregon mungesë përgjegjësie ndaj qytetarëve që kanë votuar dhe mungesë vullneti për të dhënë zgjidhje.
Diaspora për Shqipërinë e Lirë shkruan se mjetet e vetme të reagimit të një rinie të nëpërkëmbur dhe që nuk merret seriozisht mbeten largimi nga vendi ose protesta.
Qeveria aktuale dhe Ministrja e Arsimit duket se refuzon të shohë faktin se rinia shqiptare po largohet në masë nga vendi, shkruan tutje Diaspora për Shqipërinë e Lirë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














