Shkurt.ch
Unia kërkon që Zvicra të bëjë më shumë për refugjatët
Autoritetet zvicerane duhet të angazhohen në mënyrë konkrete për krijimin e rrugëve të sigurta për kalimin e refugjatëve. Ata i janë bashkuar peticionit për pranimin e 50.000 refugjatëve nga Zvicra Ata njëkohësisht kanë mbështetur një peticion i cili kërkon nga Zvicra që të strehojë përnjëherë 50 mijë refugjatë
Sindikata më e madhe zvicerane, Unia, ka mbajtur të shtunën një konferencë për migracionin. Nga konferenca janë dëgjuar mjaft tone kritike në drejtim të autoriteteve shtetërore, sidomos atyre që kanë të bëjnë me politikën e azilit dhe atë për të huajt.
Autoritetet zvicerane duhet të angazhohen në mënyrë konkrete për krijimin e rrugëve të sigurta për kalimin e refugjatëve. Po ashtu duhet që Zvicra zyrtare të punojë më shumë për realizimin e programeve të strehimit për refugjatë, kanë apeluar delegatët e konferencës.
Ata njëkohësisht kanë mbështetur një peticion i cili kërkon nga Zvicra që të strehojë përnjëherë 50 mijë refugjatë, transmeton albinfo.ch. Por, gjithnjë sipas kërkesave të delegatëve të Unia-s, Zvicra nuk guxon të marrë pjesë në marrëveshjet ndërkombëtare të cilat shkojnë në dëm të refugjatëve, thuhet veç tjerash në një komunikatë nga konferenca. Marrëveshje të tillë delegatët e konsiderojnë atë të nënshkruar në mes të BE-së dhe Turqisë për t`i mbajtur refugjatët larg kufijve të BE-së. Diçka e tillë është cinike sipas Unia-s.
E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese -
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde












