Kosova
Kamenicë: Bëhet me shtëpi një ish-ushtar i UÇK-së
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur që bashkë me përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane kanë nisur ndërtimin e shtëpisë për një ish-ushtar të UÇK-së.
Kastrati përmes Facebook-ut është shprehur falënderues ndaj kontribuuesve nga diaspora, për të gjitha investimet dhe ndihmat që i sjellin në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Bashkë me përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, vumë gurthemelin e shtëpisë për ish-ushtarin te UÇK-së në fshatin Hodonoc. Diasporës duhet t’u jemi falënderues për të gjitha investimet e ndihmat që i sjellin në Kosovë. Është dëshpëruese që edhe 20 vjet pas luftës, kategoritë e dala nga lufta përballen me probleme elementare. Këtë fakt duhet ta ndryshojmë”, është shprehur Kastrati.
“Drejtori i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Mannheim të Gjermanisë, Naser Hoxha dhe koordinatori Kujtim Metaj, kanë bërë një punë të mrekullueshme bashkë me diasporën tonë atje. Uroj që ky investim të mos jetë i fundit për kategoritë e dala nga lufta”, përfundon Kastrati.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”














