Lajme
Unioni i Bizneseve, si urë mes Gjermanisë dhe vendlindjes
Në Bad Homburg të Gjermanisë, Unioni i Bizneseve shqiptare dhe gjermane në Gjermani ka mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm, ku është zgjedhur kryesia e këtij Unioni.
Në Bad Homburg të Gjermanisë, Unioni i Bizneseve shqiptare dhe gjermane në Gjermani ka mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm, ku është zgjedhur kryesia e këtij Unioni.
Ndërmarrësi i suksesshëm në Gjermani, Nazmi Viqa, është zgjedhur edhe për një mandat Kryetar i Unionit të Bizneseve.
Në Kryesi të Unionit janë zgjedhur po ashtu ndërmarrës dhe afarist të suksesshëm në Gjermani. Gani Nuha është zgjedhur nënkryetar i parë, nënkryetar i dytë Zenun Krasniqi, sekretar i përgjithshëm është zgjedhur Nexhmedin Veliqi, ndërsa anëtarë të tjerë të kryesisë janë zgjedhur Bekim Borovci, Vllaznim Kelmendi dhe Bekim Bytyqi.
Në fjalimin e tij përshëndetës, anëtari i nderit Lazim Destani deklaroi se Unioni duhet t`i bashkojë ndërmarrësit shqiptarë me qëllim që zëri i tyre të dëgjohet kudo në Gjermani dhe bashkërisht t`i tejkalojmë kufijtë në gjetjen e mundësive të reja për bizneset shqiptare.
Nazmi Viqa potencoi se qëllimet kryesore të këtij Unioni në katër vjetët e ardhshme do të jenë forcimi dhe rritja e urave të bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve në Gjermani, përfaqësimi i bizneseve para institucioneve gjermane, përkrahja e kompanive shqiptare në vendlindje për qasje më të lehtë në tregun gjerman, dhe krijimi i mekanizmave të bashkëpunimit, investimit dhe shkëmbimit të përvojave.
Kurse në fjalimin e tij, z. Viqa deklaroi se “Unioni buron nga bizneset dhe i tyre do të jetë gjithmonë. Për këtë qëllim së shpejti në Gjermani do të themelohen gjashtë degë regjionale në: Hamburg, Berlin, Dyseldorf, Frankfurt, Shtutgart dhe Mynih. Ndërkaq në vendlindjet tona do të themelohen zyrat ndërlidhëse në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup”.
Drejtori Ekzekutiv i Unionit, Fadil Abdullahu, prezantoi strategjinë dyvjeçare të Unionit. Ai deklaroi se “Unioni do të jetë platformë dhe zë i fuqishëm i prezantimit të bizneseve shqiptare në Gjermani dhe vendlindjet e tyre shqiptare. Zyrat ndërlidhëse do të luajnë një rol kyç në rrjetëzimin e bizneseve shqiptare dhe krijimin e sinergjive të reja me qëllim të rritjes së mundësive investive, qasjes së tyre më të lehtë në treg dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve shqiptare në Gjermani dhe vendlindet shqiptare”.
Unioni i Bizneseve në Gjermani është shoqata më e madhe ekonomike e bizneseve shqiptare në Gjermani.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Air India kthehet në Cyrih pas më shumë se 25 vitesh Pas një mungese të gjatë, “Air India” po kthehet në aeroportin e Cyrihut. Nga 16 qershori,...
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut, më i pastërti në Evropë
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital
-
Nuk ka pagesa me kartë për shuma të vogla, a është kjo e ligjshme?