Lajme
“Universitetet” private mbeten kolegje
Vendim pozitiv për zgjatjen e akreditimit, madje edhe për disa programe ka marrë vetëm Universiteti Publik “Hasan Prishtina", Universiteti Publik i Pejës dhe ai i Prizrenit
Edhe këtë vit asnjë nga Bartësit Privat të Arsimit të Lartë, nuk i kanë plotësuar kushtet të akreditohen si universitete, madje janë shumë larg këtij epiteti. Pas publikimit të rezultateve të procesit të akreditimit nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës, që kanë përfshirë 26 institucione private dhe publike, vendim pozitiv për zgjatjen e akreditimit, madje edhe për disa programe ka marrë vetëm Universiteti Publik “Hasan Prishtina”, Universiteti Publik i Pejës dhe ai i Prizrenit, për një periudhë tre vjeçare, ndërsa institucionet private të arsimit të lartë vazhdojnë të mbesin, siç edhe kanë qenë, kolegje, shkruan radio Evropa e Lirë.
Ferdije Zhushi-Etemi, drejtoreshë e Këshillit Kombëtar të Cilësisë, ka thënë se asnjë nga kolegjet private që veprojnë në Kosovë nuk i kanë arritur kriteret e parapara me Ligjin për Arsimin e Lartë që të akreditohen universitete. Ri-akreditimi i institucioneve private si kolegje, tregon më se miri, cilësinë e ulët të arsimit në këto institucione, thonë ekspertë të kësaj fushe.
Eksperti Jonuz Salihu, konsideron se këto institucione si qëllim kanë përfitimet materiale dhe jo ngritjen e cilësisë se arsimit. Ndërkaq, Halim Hyseni, nga Qendra për Arsim e Kosovës, thotë se më nivelin aktual të cilësisë, kolegjet vështirë se do mund të avancohen në universitete.
Sipas vlerësimeve të ekspertëve që kanë monitoruar institucionet private, Ferdije Zhushi- Etemi, thekson se në disa institucione ka përmirësime të cilësisë, por ka të atilla që nuk kanë arritur përmirësim në këtë fushë, dhe për këtë arsye janë akredituar për një periudhë më të shkurtër kohore. Shumica e kolegjeve janë akredituar për një periudhë pesë vjeçare, ndërsa disa edhe për një periudhë 3 vjeçare, kurse institucioni privat “Unimedica” nuk ka arritur të akreditohet. Pavarësisht, akreditimit të tyre si kolegje, në ueb faqet e tyre zyrtare, disa nga to vetëemërtohen me titullin “universitet”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














