Shkurt.ch
Vajza 12 vjeçe shpëton nga mbytja në ujë vogëlushin 6 vjeçar
Ndërsa fëmijët ishin duke luajtur rreth dhe brenda pishinës në pasditen e vonshme, vogëlushi humb vetëdijen papritur. Vajza pa menduar fare kërcen në ujë dhe shpëton fëmijën
Një vajzë 12 vjeçe është zhytur në një pishinë për të shpëtuar vogëlushin 6 vjeçar i cili qëndronte pa vetëdije në fund të pishinës.
Më e keqja është evituar të shtunën në pishinën e hapur Merishausen (SH). Një 6 vjeçar, i cili qëndronte shtrirë pa vetëdije në pellg të poshtëm të pishinës 1.2 metra të thellë) , u shpëtua falë zellit të vajzës 12 vjeçare.
Ndërsa fëmijët ishin duke luajtur rreth dhe brenda pishinës në pasditen e vonshme, vogëlushi humb vetëdijen papritur. Vajza pa menduar fare kërcen në ujë dhe shpëton fëmijën. Babai i tij dhe një grua tjetër menjëherë mundohen për ta ringjallur pa sukses.
Falë arritjes së shpejt të ndihmës, djaloshi ka rifituar shpejt vetëdijen ka bërë të ditur policia kantonale e Schaffhousenit. Vogëlushi është marrë pastaj përsipër nga një ambulancë, dhe më pas është dërguar me helikopter Rega drejt në spital.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













