Bota
Vajza kanadeze hedh karrigen nga kati i tridhjetë i një rrokaqielli
Pas transmetimit të një videoje në rrjetet sociale të një kanadeze të re, tashmë është shkaktuar një polemikë e ashpër

Të mërkurën, një grua e re është akuzuar për rrezikimin e jetës së të tjerëve dhe mund të përballet me burg për hedhjen e dy karrigeve në drejtim të një autostrade në Toronto, njëra nga më të frekuentuarat në Kanada, nga kati i 30-të i një rrokaqielli, shkruajnë mediat e huaja, informon Albinfo.ch.
Marcella Z., një grua 19-vjeçare kanadeze, ka shkuar personalisht në polici, e cila ishte në kërkim të saj pas polemikave mbi veprimin e saj – i cili ka ndodhur të shtunën – pas transmetimit në rrjete sociale të një videoje të filmuar nga një person tjetër që ishte me të.
Ajo rrezikon burgim, veçanërisht për rrezikimin e jetës së të tjerëve, informon Albinfo.ch.
Ajo përballet me tre akuza dhe ishte planifikuar që të mërkurën të paraqitej përpara një gjyqtari kanadez, për padinë e saj zyrtare.
Për fat të mirë, askush nuk është plagosur dhe asnjë automjet në këtë autostradë të frekuentuar në qendër të qytetit të Torontos, nuk është dëmtua, kanë thënë nga policia.
Karriget dhe objektet e tjera u hodhën nga kati i 30-të i njërës prej shumë ndërtesave të larta që gjenden në kufi me Liqenin Ontario, informon Albinfo.ch. Karriget kanë rënë në trotuar. Sipas shtypit lokal, vajza e re më herët kishte një dosje penale.
Someone took a video of a chair being thrown off a #Toronto condo building pic.twitter.com/fylo70gLu0
— blogTO (@blogTO) February 11, 2019
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane për koncertin e Filharmonisë në Bernë: Një mrekulli e pazëvendësueshme Përshtypje e publikuar nga koncerti i Filharmonisë në Bernë....
-
Finalizohen tekstet mësimore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për diasporën
-
Iftari i bashkimit: “ Xhamia Shqiptare Shtëpia e Paqes” dhe Kisha Reformiste së bashku në sofrën e Iftarit
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Lozanës feston 30 vjetorin me një mbrëmje gala
-
Një hap më afër suksesit: swissalbs lidh studentët dhe liderët e industrisë
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në Zvicër vazhdojnë të rriten Qiratë vazhduan të rriten në Zvicër muajin e kaluar, sipas një sondazhi të publikuar të martën...
-
Gjetja e një pune në Cyrih a është e lehtë nëse flisni anglisht?
-
Deputetët nuk duan të taksojnë të pasurit në trashëgiminë e tyre
-
Pse Zvicra përdor ‘CH’ si kod shteti?
-
Numri i personave mbipeshë në Zvicër është dyfishuar