Lajme
Vaksina AstraZeneca merr emrin e ri Vaxzevria
Vaksina anti-Covid suedezo-angleze AstraZeneca ka ndryshuar emrin në “Vaxzevria”.
Modifikimi është miratuar nga agjencia evropiane e barnave EMA, pas kërkesës nga grupi prodhues, i cili ka ndryshuar gjithashtu pamjen e produktit dhe udhëzimet referuese.
Megjithëse miratimi është marrë më 25 mars, ndryshimi u raportua sot nga agjencia suedeze e barnave Läkemedelsverket, bazuar në të dhënat e agjencisë evropiane EMA.
Zhvillimi vjen pas disa diskutimeve dhe kontestimeve të vaksinës për efekte anësore, të cilat përfundimisht janë refuzuar me miratimin e dytë zyrtar të rregullatorëve.
Agjencia suedeze tha se vaksina mbetet e pandryshuar, por shtoi se emri i ri së bashku me etiketimet dhe paketimin, ishte “diçka e nevojshme”.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku















