Lajme
Vaksinohen me dozën e parë presidentja dhe kryetari i Kuvendit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 janë vaksinuar presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Në të njëjtën kohë, ministria u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të vaksinohen.
Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca e kanë vizituar dje sallën “1 Tetori” për të parë nga afër përgatitjet për fillimin e vaksinimit në masë që do të fillojë nga java e ardhshme.
Deri tani në Kosovë janë vaksinuar rreth 100 mijë qytetarë.
“Nuk ka pasur asnjë efekt serioz anësor dhe se vaksinat janë të sigurta dhe ky proces po ecën sipas planit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Gjatë kësaj vizite, presidentja dhe kryetari i Kuvendit u vaksinuan kundër COVID-19 në përputhje me planin për vaksinim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Presidentja Osmani, me këtë rast ka porositur të gjithë qytetarët që sapo të fillojë vaksinimi masiv, t’i përgjigjen ftesës për vaksinim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Vaksinat janë të sigurta dhe vetëm përmes vaksinimit dhe respektimit të masave, do të mund t’i kthehemi normalitetit duke mposhtur virusin COVID-19”, ka thënë ajo.
Edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar qytetarët që ta marrin vaksinën, sepse sipas tij, është zgjidhja më e mirë kundër COVID-19.
“Me vaksinim lehtësohet edhe shteti, ngase bëhet e mundshme hapja, rikthimi i normalitetit, por edhe stabiliteti i përgjithshëm”, ka theksuar Konjufca.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Solothurnit ndalon notin në lumenj Nxehtësia dhe thatësira po shkaktojnë probleme për Zvicrën. Kantoni i Solothurnit ka tërhequr kufirin dhe ka... -
Skyguide: Më pak pushime nga puna sesa pritej -
Qiratë në rritje në të gjithë Zvicrën -
Numër rekord i bankierëve zviceranë të papunë -
Turizmi nuk ka pësuar nga zjarri fatal në Crans-Montana











