Lajme

Gjermani: Vala e katërt Covid tashmë ka nisur

Instituti gjerman paralajmëron rritjen e infektimeve me COVID

Mësohet se në Gjermani rritja e numrit të rasteve ka nisur. Kështu paralajmëron edhe Instituti Robert Koch në raportin javor, sipas të cilit numri i të infektuarve do të rritet në shtetin gjerman, duke shënuar kështu valën e katërt, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.

“Mund të pritet që numri i infektimeve me virusin Corona gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit të rritet”. Të premten (më 22.10.2021) janë regjistruar 19.572 infektime të reja brenda një dite. Kjo është 8.054 raste më shumë se një javë më parë. Incidenca javore rritet në 95.1 nga 85.6, sa ishte një ditë më parë.

Shifra tregon se sa njerëz për 100.000 banorë janë infektuar me koronavirus në shtatë ditët e fundit.

Lidhur me këtë, edhe mjekët e mjekësisë intensive japin alarmin për shkak të mungesës së infermierëve.