Lajme

Vala e të nxehtit në Zvicër ndikon në uljen e sasisë së ujit

Temperaturat shumë të larta dhe pa shi ushqejnë frikën e pengimit të thatësirës në gjithë Zvicrën, sipas hidrologut Massimiliano Zappa, i cili paralajmëron se lumenjtë dhe përrenjtë zviceranë “kanë një prurje më të ulët se mesatarja e viteve të mëparshme”, shkruan albinfo.ch.

Racionimi i ujit mund të bëhet i pashmangshëm, tha ai.

“Në Spanjë dhe në Italinë e Jugut, për shembull, njerëzit kanë kujdesë në kontrollimin e ujit për nevojat e tyre, sepse janë edukuar për të përmbushur nevojat e tyre të përditshme me më pak. Por kjo nuk është pjesë e mentalitetit zviceran”, tha Zappa.