Futboll

Valon Berisha shënon dy herë ndaj Dortmundit

Berisha fillimisht shënoi në minutën e 49-të nga penalltia, dhe më pas shtatë minuta më vonë, shënoi një super gol kundër Dortmundit, për skuadrën e tij Red Bull Salzburg

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha është në top formë. Pasi xhiron e kaluar shënoi ndaj Real Sociedad, kësaj radhe, Berisha ka shkëlqyer ndaj Borussia Dortmundit, duke realizuar dy herë, shkruan albinfo.ch.

Në takimin e zhvilluar në Gjermani në kuadër të 1/8 së Ligës së Evropës, Berisha fillimisht shënoi në minutën e 49-të nga penalltia, dhe më pas shtatë minuta më vonë, shënoi një super gol kundër Dortmundit, për skuadrën e tij Red Bull Salzburg. Ndeshja përfundoi 2:1 për Salzburgun.

Ndërkohë, ndeshja e kthimit zhvillohet pas një javësh në Austri, ku të gjitha biletat janë shitur dhe ku do të vendoset se kush do të kualifikohet tutje.

Arsenali i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit mundi Milanin 2:0 në Itali. Futbollistët shqiptarë edhe në këtë ndeshje u paraqitën nga minuta e parë në fushë, duke dhënë kontribut në fitoren e skuadrës angleze.