Lajme
Varianti ‘Delta’, ndër viruset më ngjitëse që njeh shkenca
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se varianti ‘Delta’ i coronavirusit është ndër viruset më ngjitëse që njeh shkenca.
Përgjatë një konference virtuale shtypi, drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, cilëson se varianti Delta i koronavirusit është një nga viruset më ngjitëse që ajo ka hasur në karrierën e saj 20-vjeçare, pasi “po përhapet me shpejtësi të madhe dhe tani përbën mbi 83 për qind të infektimeve në Shtetet e Bashkuara”.
Në këtë mënyrë, zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po u bëjnë thirrje të gjithë të pavaksinuarve që të imunizohen për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Gjithashtu vazhdojnë edhe këshillat për të mbajtur maskën në rast se një qytetar nuk ka marrë vaksinën anti-COVID.
Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi sot se infektimet e reja po shfaqen te ata njerëz që nuk e kanë marrë ende vaksinën.
“Ne ndjekim shkencën dhe rekomandimet e ekspertëve. Po vërejmë një valë të re pandemie tek personat e pavaksinuar. Nëse je vaksinuar, atëherë je i sigurt. Nëse ke marrë vaksinën, atëherë ti ke 98% mundësi të mos infektohesh. Por dhe nëse infektohesh, nuk do të të duhej të shtroheshe në spital, mbase nuk do të kesh as shenja të virusit. Vaksinat janë të efektshme ndaj të gjitha varianteve, përfshirë edhe atij Delta”, tha presidenti Biden.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë Inflacioni në Zvicër u rrit më tej në muajin prill, i nxitur kryesisht nga rritja e... -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira














