Koronavirusi: çast pas çasti
Varianti i ri i koronavirusit Omicron konfirmohet në Itali, Gjermani e Britani
Evropa i është frikësuar kësaj, varianti i ri i coronavirusit – Omicron konfirmohet në Itali, Gjermani e Britani.
Autoritetet gjermane, britanike dhe ato italiane kanë raportuar rastet e para me variantin e ri të koronavirusit, i njohur si Omicron.
Në Gjermani dy persona janë infektuar me variantin e ri të COVID-19, dhe bëhet fjalë për pasagjerë që kanë ardhur nga Afrika e Jugut, ku për herë të parë është zbuluar ky variant, transmeton Telegrafi.
Në Itali është zbuluar një rast te një person që është kthyer nga Mozambiku, kanë njoftuar autoritetet e atjeshme.
E si pasojë e këtij varianti të ri, Italia ua ka ndaluar hyrjen qytetarëve që gjatë dy javëve të fundit kanë qëndruar në jug të Afrikës.
Kërkohet që të gjithë personat që së fundmi kanë qëndruar në atë rajon dhe janë nisur për në Itali, obligohen të lajmërohen te organet kompetente për testim dhe të futen në vetizolim për nëntë ditë – ku më pas sërish do t’i nënshtrohen testimit.
Kjo ka bërë që vendet evropiane të ashpërsojnë masat anti-COVID, në veçanti për ata që vijnë nga Afrika e Jugut.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, është një nga liderët e parë, i cili ka paralajmëruar shtrëngim të masave me qëllim që të luftohet pandemia.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit Në shumicën e rasteve, ish-partneri ose partneri aktual është i dyshuari... -
Turisti zviceran sulmohet nga një peshk në Itali, përfundon në spital me plagë të rënda -
Pishinat publike në Bazel ndalojnë hyrjen për dhjetëra shtetas francezë -
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime











