Qatar 2022
Vazhdojnë përballjet interesante në Kupën e Botës
Këto janë ndeshjet që zhvillohen sot
Pas Anglisë, Holandës, Senegalit dhe SHBA-së, sot do të mësohen edhe katër kombëtaret e tjera që do të kalojnë në fazën eliminuese të Kupës së Botës, përcjell albinfo.ch.
Në ora 16:00 do të zhvillohen ndeshjet e fundit të grupit D, ku vëmendja kryesore pritet të jetë në duelin mes Australisë dhe Danimarkës.
Australia është në pozitën e dytë me tre pikë të grumbulluara, kurse danezët janë në vendin e tretë me vetëm një pikë. Kësisoj, Danimarkës sonte i duhet një fitore për të kaluar në raundin tjetër.
Ndeshja tjetër e këtij grupi luhet mes Tunizisë dhe Francës. Kampioni në fuqi i Kupës së Botës me gjashtë pikë të mbledhura veçse e ka siguruar pjesëmarrjen, kurse Tunizia është në pozitën e fundit me një pikë dhe ka shumë pak gjasa që t’i kalojë grupet.
Më interesante pritet të jenë ballafaqimet e grupit C në ora 20:00, pasi që të gjitha kombëtaret janë ‘në lojë’.
Argjentina do të përballet me Poloninë që momentalisht mban kreun e tabelës me katër pikë, kurse Arabia Saudite e vendit të tretë luan ndaj Meksikës.


E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












