Bota
Vazhdojnë protestat në Francë
Protestuesit, e njohur si “Xhaketat e verdha”, po protestojnë për të 24-ën javë me radhë në qytetet kryesore të Francës, duke kundërshtuar politikat ekonomike të presidentit Emmanuel Macron.
Në Paris disa mijëra persona morën pjesë në dy protesta paqësore. Në qytetin lindor, Strasburg, që gjendet në kufi me Gjermaninë, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, e cila ishte nisur drejt ndërtesës së Parlamentit Evropian.
Në përgjigje ndaj protestave, presidenti francez, Macron, ka njoftuar për shkurtimin e taksave për punëtorët e klasës së mesme dhe ka thënë se planifikon të mbyllë një kolegj të elitës franceze, ku shkollohen nëpunësit e lartë civilë dhe politikanët, raporton AP, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, Macron ka premtuar se do të shtyjë përpara politikat pro-biznesore, të cilat po kundërshtohen nga protestuesit.
Protestuesit thonë se Macron po favorizon të pasurit, andaj po kërkojnë që të rriten pagat dhe pensionet.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare Perspektiva për tregun zviceran të punës po përmirësohet, sipas treguesit të punësimit nga Instituti Ekonomik Zviceran... -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike











