Bota
Vazhdojnë protestat në Francë, 43 të arrestuar
Në mbarë Francën kanë vazhduar protestat anti-qeveritare të lëvizjes “Jelekët e Verdhë”, ndërsa policia arrestoi të paktën 43 protestues.
Autoritetet franceze kanë ndaluar mbajtjen e protestave në disa qytete për shkak të trazirave të mëparshme dhe kufizuan qasjen në avenynë Champs-Elysees në qendër të Parisit.
Megjithatë, demonstruesit marshuan sërish në Paris, duke vazhduar të ushtrojnë presion ndaj presidentit Emmanuel Macron për të bërë më shumë dhe për të ndihmuar klasën punëtore, të ndryshojë politikën franceze ose të tërhiqet, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Dje protestat u mbajtën në Ruan, Lille dhe në pjesën lindore të Parisit, në Place de la Republique.
Gjatë protestave pati fërkime në mes të demonstruesve dhe policisë, me ç’rast të paktën 43 demonstrues u arrestuan.
Në total 8 demonstrues, përfshirë udhëheqësin e “Jelekëve të Verdhë”, Eric Butte, janë akuzuar për përpjekje për të organizuar protesta dhe trazira në Paris.
Ministria e Brendshme franceze njoftoi se në protestat e së shtunës morën pjesë rreth 22.300 protestues, ndërsa organizatorët e protestave thonë se në protesta dolën 73.420 persona.
Protestat e lëvizjes “Jelekët e Verdhë” filluan në nëntor të vitit të kaluar për çmimet e karburantit dhe shpejt u përhapën në protesta më të gjera anti-qeveritare. Në trazirat në rrugë jetën e kanë humbur të paktën 11 persona, ndërsa të paktën 2.000 të tjerë janë plagosur.
Gjatë protestave të paktën 8.400 protestues u arrestuan, 2.000 nga të cilët ende mbahen në paraburgim.
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen














