Lajme
Vazhdojnë tubimet e qytetarëve në Beograd dhe disa qytete të tjera të Serbisë
Pavarësisht ndalimit të tubimeve të mëdha në Beograd, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit, protestuesit janë mbledhur për të tretën natë me radhë para ndërtesës së Kuvendit të Serbisë.
Shumica e tyre qëndrojnë ulur në trotuarin jashtë kuvendit, për t’u dalluar nga ata që mund të bëjnë veprime të dhunshme.
Protestat në Beograd kanë nisur të martën, pas paralajmërimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se mund të vendosë orë policore në fundjavë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.
Protestat janë shndërruar në dhunë, pasi një numër i pjesëmarrësve ka bërë përpjekje të hyjë në Kuvendin e Serbisë.
Në protestat e dy netëve të kaluar, policia ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmave.
Disa organizata joqeveritare e kanë akuzuar atë për përdorim të tepruar të dhunës kundër protestuesve, gjë që është mohuar nga drejtori i policisë, Vlladimir Rebiq.
Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë raporton për tubime të njerëzve edhe në qytete të tjera të Serbisë, përfshirë Nishin, Valevën, Suboticën dhe Krushevcin, përcjell albinfo.ch.
Qytetarët, si shkak për protesta, kanë përmendur “pakënaqësinë”, jo vetëm për shkak të masave epidemiologjike, por edhe për shkak të Partisë Përparimtare Serbe, që mban pushtetin, dhe të dhunës së policisë në protestën e parë.
Por cfarw vendime ndwrmorri Serbia?
Të enjten, shtabi i krizës së koronavirusit në Serbi ka shpallur disa masa të reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit, por ka thënë se nuk do të zbatojë orën policore.
Kryeministrja Ana Bërnabiq ka thënë se tubimi i më shumë se dhjetë njerëzve në publik, do të ndalohet në Beograd, si në ambiente të mbyllura, ashtu edhe të jashtme.
Masat e tjera përfshijnë ruajtjen e distancës fizike dhe ndalimin e punës në objekte të mbyllura nga ora 21:00 deri në orën 06:00.
Ambientet e hapura, si parqet, do të mbyllen nga ora 23:00 deri në orën 06:00.
Bërnabiq ka thënë se këto masa vlejnë vetëm për Beogradin, ku situata me koronavirus është më kritike.
Serbia është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Ballkanin Perëndimor, me mbi 17,000 të infektuar dhe 341 viktima.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C















