Lajme
Vazhdon ankthi për Presidencialet në SHBA
Në Miçigan, zyrtarët pengojnë rreth 30 persona të hyjnë në sallën e numërimit të votave
Është bërë e ditur se në Miçigani, një shtet vendimtar që do të ndihmojë në përcaktimin e fituesit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, po vazhdon numërimin e “dhjetëra mijëra” votave, sipas një zyrtareje të lartë të këtij shteti, përcjell albinfo.ch.
Në Detroit, ku vëzhgues të votimeve u ndaluan të hynin në sallën e numërimit të mërkurën pasdite, situata ishte e nderë.
Presidenti republikan, Donald Trump, e fitoi Miçiganin me një epërsi të lehtë në vitin 2016, por të mërkurën në mbrëmje organizatat kryesore të medias parashikuan se demokrati Joe Biden kishte fituar në këtë shtet. Zoti Trump e ka bërë të qartë se do të luftojë për ta ndryshuar rezultatin atje.
Me 99% të votave të numëruara, zoti Biden kishte një epërsi prej 60 mijë votash, sipas Detroit Free Press.
Gjendja ishte e tendosur të mërkurën pasdite në qendër të Detroitit, ku zyrtarë të zgjedhjeve të qytetit ndaluan rreth 30 vetë, shumica republikanë, që të hynin në sallën e numërimit të votave, për shkak të kufizimeve të kapacitetit për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Demokratët thanë se edhe ata ishin ndaluar. Një punonjës i votimeve i tha agjencisë Reuters se republikanët “po përpiqeshin të ngadalësonin dhe të pengonin numërimin”, raporton Zëri i Amerikës.
Policia e Detroitit u thirr për të zbatuar vendimin dhe disa prej atyre që u ndaluan nga salla u acaruan kur zyrtarët e qendrave të votimit bllokuan dritaret me kuti picash dhe karton për të mos lejuar që ata të shihnin nga dritaret.
Shumë vetë qëndruan jashtë sallës duke shprehur protestën e tyre dhe duke kënduar “Zoti e bekoftë Amerikën”, ndërsa një grup i dytë i sfiduesve republikanë të zgjedhjeve, të cilëve u ishte refuzuar hyrja, u vendosën në një rreth për t’u lutur dhe brohorisnin “Ndalo votën” dhe “Ndalo numërimin“.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Zvicër
-
Përhapet mushkonja tigër: Zbulohen dy lloje në Aargau Mushkonja tigër është një specie e huaj dhe pushtuese nga Azia Juglindore. Është shumë e zakonshme...
-
Sipas monitorimit të çmimeve, në këto dyqane po shiten produktet më shtrenjtë
-
Olaf Scholz: Në Zvicër ne nuk do të negociojmë përfundimin e luftës në Ukrainë
-
BE-ja miraton paktin për migracionin, konsiderohet se ka pasoja për Zvicrën
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve