Kosova
Vazhdon grumbullimi i ndihmave për Shqipërinë
Mbrëmë janë dërguar kamionë me ndihma drejt Durrësit
Pas tërmeteve që goditën në Shqipëri, Kosova bëri detyrën vëllazërore duke u mobilizuar menjëherë. Përpos ndihmës që shteti i ofroi në bazë të kapaciteteve, edhe qytetarët, organizatat dhe grupet e tifozëve u mobilizuan në të gjitha sheshet e qyteteve kryesore të vendit.
Mbrëmë janë dërguar kamionë me ndihma drejt Durrësit, ndërsa sot do të vijojë grumbullimi i ndihmave të tjera në të gjitha qytetet kryesore, aty ku njerëzit e vullnetit të mirë kanë shpalosur një flamur kombëtar.
Në Prishtinë, në sheshin “Zahir Pajaziti” tifogrupi Plisat do të vijojnë prej orës 10 grumbullimin e ndihmave.
Në Gjakovë, në sheshin pranë Çarshisë së Vogël tifogrupet Kuqezinjtë e Jakovës dhe 1927 do të presin ndihma, ndërsa të njëjtin aktivitet kanë organizuar edhe Këshilli i Veprimit Rinor Lokal dhe Kryqi i Kuq.
Në Pejë pritet të vijojë aksioni për grumbullimin e ndihmave për banorët e prekur në Shqipëri.
Edhe Gjilani, Ferizaj dje iu kanë përgjigjur masovisht thirrjes për ndihma dhe qytetarët pritet që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe sot.
Deri tash, në Shqipëri raportohen 24 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm që mëngjesin e djeshëm goditi Shqipërinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













