Lajme
Vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.
Gjatë kësaj periudhe, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimin e tyre mund ta bëjnë përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, në momentin e regjistrimit votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit:
1. Të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës;
2. duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë;
3. duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës.
Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës.
Informacionet më të detajuara janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Votuesit > Votimi jashtë Kosovës, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/votimi-jashte-kosoves/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shtëpia e Kosovës gjatë Forumit Ekonomik Botëror shfaqi panele dhe diskutime depërtuese Një pikë kryesore ishte paneli “Poshtë sipërfaqes së Kosovës: Shfrytëzimi i energjisë së pastër për një...
-
Deri tani janë regjistruar 60.796 mijë mërgimtarë për të votuar në Zgjedhjet e Shqipërisë
-
Anna Tafani ngjitet në skenën e Melburnit
-
Kurti thërret mërgimtarët të vijnë në Kosovë për “kafen e fitores” më 9 shkurt
-
Përmbyllen aktivitetet e Shtëpisë së Kosovës në Davos të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Kurti thërret mërgimtarët të vijnë në Kosovë për “kafen e fitores” më 9 shkurt "Ejani të pimë së bashku një kafe për fitoren dhe të festojmë gjithë natën e 9...
-
Përmbyllen aktivitetet e Shtëpisë së Kosovës në Davos të Zvicrës
-
Modeli i ri zviceran përmirëson parashikimet e epidemisë
-
Gjeneva shikon mënyrat për të ulur kostot shëndetësore
-
Zvicra regjistroi më shumë se 7,000 kthime të azilkërkuesve në vitin 2024, një rritje prej 18%