Vazhdon përkrahja zvicerane për Kosovën
Zvicra investon 9.8 milionë Euro për ujë të pijshëm në juglindje të Kosovës
Kosova dhe Zvicra kanë nënshkruar një marrëveshje për financimin e fazës së katërtë të projektit për ujësjellësin dhe sanitacionin në Kosovën juglindore.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, marrëveshjen e ka nënshkruar ministri në largim i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ndërsa në emër të Qeverisë së Zvicrës marrëveshjen e ka nënshkruar drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Samuel Waelty.
Projekti është financuar nga Departamenti Federativ i Punëve të Jashtme, nëpërmjet Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim (SDC), që kap shumën afër 9.8 milionë euro.
“Implementimi i kësaj marrëveshje do të ndikojë pozitivisht në jetën e qytetarëve në disa vendbanime në pjesën juglindore të Republikës së Kosovës. Deri më tani fryt i këtij bashkëpunimi janë investimet në projektet kapitale për furnizim me ujë për pije. Prej tyre kanë përfituar 15 mijë banorë të 11 fshatrave të komunës së Gjilanit, Ferizajt, Parteshit dhe Ranillugut.
Që nga fillimi i vitit të ardhshëm do të vazhdohet me financimin e fazës e katërtë të këtij projekti, ku do të investohen 9.8 milionë franga zvicerane. Realizimit të tij, përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave, do t’i bashkëngjitet edhe Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila gjatë vitit 2012 dhe 2013 do të ndajë 1.6 milion euro”, tha ministri Shala.
Investimet në projektet për furnizimin e qytetarëve me ujë për pije, posaçërisht në zonat rurale, mundësojnë që këto shërbime të jenë më funksionale, kurse qytetarët e Kosovës të pinë ujë të cilësisë së lartë dhe me parametra të standardeve të duhura sanitaro-teknike.
Ndërsa, S. Waelty, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, tha se mbështetja për rregullimin e ujësjellësve dhe të kanalizimeve është çështje kyçe. “Ky projekt është një shembull se si kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Qeverinë e Kosovës. Implementuesi i punimeve në terren, Iniciativa për Zhvillimin e Komuniteteve, ka qenë 100 për qind nga Kosova dhe ka kryer punë të mrekullueshme.
Qeveria zvicerane këto projekte përkrah me 50 për qind, ndërsa pjesa tjetër financohet nga Qeveria dhe komunat. Qeveria zvicerane do të vazhdojë të mbështes këto projekte deri në vitin 2013”, tha S. Waelty.
Në fund ministri Shala në emër të popullit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe njëherë e falënderoi shtetit mik të Zvicrës dhe popullit zviceran për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për të gjitha ndihmat e donacionet që kanë dhënë deri më tani, duke shprehur gatishmërinë e plotë që më tutje të ndihmojë dhe të përkrah këtë bashkëpunim, i cili gjatë viteve të kaluara ka rezultuar të jetë shumë i frytshëm.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











