Shqipëria
Vazhdon rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë
Në Tiranë, ka vijuar tendenca e shtrenjtimit të apartamenteve edhe në 6 mujorin e dytë të vitit. Ekspertët e pasurive të paluajtshme pohojnë se në zonën rreth unazës dhe qendrës, asnjë pallat që po ndërtohet i ri nuk ka çmime më të ulëta se 1500 euro/m2.
Këtë vit vihet re që hendeku mes çmimeve të apartamenteve në objektet e reja që po ndërtohen dhe atyre ekzistuese, është i lartë. Për agjencitë imobiliare, pavarësisht se në ndërtimet e reja është rritur cilësia e punimeve, çmimet e larta në objektet e reja konsiderohen të fryra. Ndërtuesit pohojnë se këtë vit ka shtim të kërkesës edhe për blerje të apartamenteve në kulla që në fazën e hershme të ndërtimit.
Çmimet e apartamenteve brenda unazës dhe në zonën rreth qendrës janë shtrenjtuar me të paktën 10-15% krahasuar me një vit më parë, sipas një vëzhgimi që “Monitor” ka bërë në kryeqytet. Ekspertët e pasurive të paluajtshme pohojnë se në zonën rreth unazës dhe qendrës, asnjë pallat që po ndërtohet i ri nuk ka çmime më të ulëta se 1500 euro/m2, nga 1300-1400 euro një vit më parë.
Këtë vit, çmime më të larta shitje ofrojnë edhe zonat rezidenciale të cilat kanë përfunduar punimet. Apartamentet në ndërtesat “Lake View” pranë liqenit artificial, këtë vit, sipas zyrës së shitjes janë me çmime 2,200 dhe 2,500 euro për metër katror, vetëm për apartamentet në katet e fundit të objektit nga 1,800 deri në 2,200 euro për metër katror që janë shitur në 2020-n.
Drejtues të agjencive të shitjes së pasurive të paluajtshme rritjen e lartë të çmimeve në ndërtimet e reja e konsiderojnë të fryrë. Sipas tyre, fryrja e çmimeve ndodh shpeshherë në objektet e reja, çka më së shumti ndikon në orientimin e çmimeve për ndërtimet e reja që mund të zhvillohen më vonë në zonë, por jo për çmimin fillestar të apartamenteve ekzistuese të ndërtuara vite më parë. Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) pohon se arsyet kryesore të rritjes së çmimeve në ndërtesat e reja janë rritja e taksave dhe kostot administrative.
Apartamentet e shtrenjta në Tiranë po blihen nga emigrantë që jetojnë jashtë vendit, njerëz të konsoliduar në profesionet e tyre apo edhe të huaj, që kërkojnë të investojnë në ambiente biznesi për këto prona. “Në zonat me çmime nën mesataren, zakonisht blejnë të porsaardhurit ose banorët e rinj të Tiranës. Në zonat qendrore, me çmime rreth mesatares ose pak më lart, zakonisht blejnë profesionistët e stabilizuar prej vitesh me karrierë të qëndrueshme. Ndërsa në zonat luksoze blejnë biznesmenët ose shtetas të huaj”, veçon Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme.
Për muajin shtator, sektori më i kredituar nga bankat, sipas të dhënave të Bankës të Shqipërisë, rezulton të jetë ndërtimi. Në fund të muajit shtator, portofoli total aktiv i kredisë për sektorin e ndërtimit arriti vlerën e 58 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 13.7%. Kredia e re për ndërtimin dhënë nga bankat tregtare arriti vlerën e 4.3 miliardë lekëve, niveli më i lartë që prej dhjetorit të vitit 2019. Për herë të parë, të paktën në pesë vitet e fundit, ndërtimi ka kaluar tregtinë në vlerat mujore të huamarrjes, duke u bërë sektori më i kredituar i ekonomisë shqiptare./TCH
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













