Kuriozitete
Vazhdon rritja e popullsisë në botë
Popullsia në botë gjatë vitit që po përfundon është rritur me 83 milionë njerëz - kjo i përgjigjet numrit të popullsisë në Gjermani. Çdo sekondë lindin 2,6 njerëz. Me ritme të larta shtohet popullsia në Afrikë.
Natën e Vitit të Ri sipas parashikimeve në botë do të ketë përafërsisht 7.754.847.000 njerëz. Këta janë 83 milionë më shumë se një vit më parë, vuri në dukje Fondacioni Gjerman për Popullsinë Botërore në Hanover. Sipas këtij fondacioni, çdo sekondë Tokës i shtohen 2,6 banorë. Kjo shifër del nga raporti i lindjeve dhe vdekjeve gjatë së njëjtës periudhë. Parashikohet që në vitin 2023 popullsia në botë do të jetë 8 miliardë.
Rritjen më të madhe të popullsisë e ka Afrika. Deri në vitin 2050, sipas parashikimeve numri i banorëve të këtij kontinenti do të jetë 2,5 miliardë, nga rreth 1,3 miliardë që ka aktualisht. Pra, do të ketë dyfishim të popullsisë. Gratë në Afrikë lindin ndërkohë mesatarisht 4,4 fëmijë, më shumë se mesatarja botërore me 2,4 fëmijë për grua, përcjell albinfo.ch.
Bazuar në zhvillimin aktual të popullsisë në vitin 2100, në Afrikë do të ketë rreth 4,3 miliardë njerëz. Shkaku kryesor për rritjen e popullsisë në vendet jugore të Saharasë, është shtatëzania e padëshiruar te gratë, sepse ato nuk janë në gjendje të mbrohen, shpjegon fondacioni.
Fondacioni bën thirrje për forcimin e të drejtave të grave, fushatat sensibilizuese dhe garatimin e kujdesit shëndetësor, aksesin te mjetet moderne kontraceptive. Këto objektiva duhet të vihen në fokus të bashkëpunimit për zhvillimin. “Nëse gruaja mund të vendosë me vullnet të lirë nëse dhe kur do të lindë fëmijë, popullsia në Afrikë në jugun e Saharasë deri në fund të këtij shekulli do të ishte 30 për qind më pak, nga parashikimet aktuale”, tha drejtorja ekzekutive e fondacionit, Renate Bähr.
Se si është e shpërndarë popullsia në kontinente, fondacioni e shpjegon përmes një modeli: Nëse bota sot do të ishte nëj fshat me 100 banorë, 59 syresh do të vinin nga Azia, 17 nga Afrika, dhjetë nga Europa, tetë nga Amerika Latine, pesë nga Amerika e Veriut dhe një nga Oqeania. Në vitin 2050 ky fshat do të kishte gjithsej 128 banorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit












