Lajme
Vazhdon rënia e numrave në Zvicër: 1375 infeksione dhe 4 vdekje për 24 orë
Mesatarja 7 ditore e numrit të infeksioneve është 1472 ose 14 për qind më pak se në javën e kaluar. Ndërsa mesatarja e vdekjeve ka rënë 48 për qind
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar në pasditen e sotme 1375 raste të reja që kishin rezultuar pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit, njofton srf.ch.
Mesatarja 7 ditore e numrit të infeksioneve është 1472 ose 14 për qind më pak se në javën e kaluar. Incidenca 14-ditore aktualisht është 241.01.
Shkalla mesatare pozitive në shtatë ditët e fundit aktualisht është 6.7 për qind. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është ulur për 1 pikë përqindje.
Numri i testeve në 7 ditët e fundit është 25,289 teste në ditë, që është 4 për qind më i ulët se javën e kaluar.
BAG raporton edhe 4 raste të vdekjeve brenda 24 orëve të fundit, transmeton albinfo.ch. Mesatarja 7 ditore është 5 të vdekur në ditë që përbën një ulje të madhe prej 48 për qind në krahasim me javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton se 873 persona janë duke u trajtuar në spital për Covid-19. Kjo është 18 për qind më pak se në javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv të certifikuar në spitalet zvicerane janë aktualisht 80.0 për qind të zëna, përcjell albinfo.ch. Ndërsa po u llogaritën edhe shtretërit ad-hoc, niveli i shfrytëzimit është 74.0 për qind. Nga këta, 23 për qind janë të zënë nga të sëmurët nga Covid 19.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën














