Lajme
Vdes 18-vjeçari shqiptar, 11 ditë pas aksidentit në punë
Aksidenti ka ndodhur më 20 maj ndërsa natën e së dielës, më 31 maj, i riu ka vdekur në spital
Një djalë 18-vjeçar, shtetas zviceran me prejardhje kosovare, ishte bllokuar nga një makinë e rëndë shtypëse dhe ishte plagosur rëndë ndërsa punonte në një kompani në Herzogenbuchsee, shkruajnë mediat zvicerane.
Aksidenti ka ndodhur më 20 maj, ndërsa natën e së dielës, më 31 maj, i riu ka vdekur në spital, transmeton albinfo.ch. Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar, shkruajnë mediat zvicerane.
Pas kujdesit fillestar mjekësor, të ofruar nga një ekip i ambulancës, ai ishte dërguar në spital me një helikopter Rega, në gjendje kritike.
Atje, 18-vjeçari, pas 11 ditëve, u është nënshtruar pasojave të plagëve të tij të rënda natën e 31 majit.
Albinfo.ch merr vesh nga burimet e saj se i ndjeri është Albin D., me prejardhje nga Sllatina e Vitisë. Ai ishte në vitin e tretë të shkollës së zanatit për punë në mullinj. Ka qenë pikërisht presa e makinës në mulli që e ka kapur atë dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda.
Hetimet po rrjedhin nën drejtimin e Prokurorisë Rajonale Emmental-Oberaargau dhe Policia Kantonale.
(Foto: Ilustrim)
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan Artisit shqiptar, Petrit Halilaj, është tani një artist konceptual, skulpturat, vizatimet, instalimet dhe performancat joshëse dhe...
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor Fushata për një ligj që kufizon koston e sigurimit shëndetësor në 10 për qind të të...
-
Barnat e blera jashtë vendit mund të rimbursohen në Zvicër
-
Anulime të shumta të fluturimeve mes Zvicrës dhe këtij rajoni
-
Coca cola e re në Zvicër po konsiderohet mashtrim
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit