Kosova
Vdes 23-vjeçari nga Peja, i lënduar në vendin e punës
Ai është aksidentuar një javë më parë në vendin e punës në ndërtimtari
Një 23 vjeçar nga komuna e Pejës, ka humbur jetën të dielën si pasojë e lëndimeve që kishte marrë një javë më parë në vendin e punës.
M. Belegu kishte pësuar lëndime në vendin e tij të punës, teksa po punonte në ndërtimtari, si pasojë e këtyre lëndimeve ai ka ndërruar jetë në QKUK, shkruajnë mediat vendore.
Lajmin e ka konfirmuar për media, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj. Ai ka thënë se viktima ka qenë i shtruar në spital që nga data 19 gusht, dhe nuk ka mundur t’u përballoj lëndimeve që ka marrë, përcjell albinfo.ch.
“Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, mbrëmjen e kaluar nga QKUK –Prishtinë ka pranuar njoftimin se ne repartin intensiv ka ndërruar jetë viktima M.B. (1994), i cili ishte i hospitalizuar me datë 20 gusht, pasi duke punuar në ndërtimtari ishte rrëzuar dhe kishte marrë lëndime të rënda trupore me datë 19 gusht, në fshatin Kashicë- Komuna Istog. Lidhur me ketë është informuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që të intervistohen familjaret rreth ndonjë dyshimi të mundshëm në rast.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”. Hetuesit policor kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe trupi ju lirohet familjarëve. Rasti mbetet nën hetim”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant










