Shqipëria
Vdes në aksident 44-vjeçari shqiptar në Itali
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2022/09/lucian-alexe-p3ip8u0ennm-unsplash.jpg)
Ka vdekur në Itali një 44-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Lorenc Koleci, pasi është përfshirë në një aksident tragjik.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Fermo, në sheshin e njohur si Ostilio Ricci, ku shqiptari ka qenë duke udhëtuar me motor, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, si pasojë ata kanë pësuar fraktura të shumta në trup. Mësohet se dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Ancona-s, por fatkeqësisht 44-vjeçari shqiptar nuk ka mundur të mbijetojë.
Deri më tani nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë tejkalimi i shpejtësisë. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n