Lajme
Vdes nga koronavirusi shtetasi i parë amerikan në Kinë
ë qytetar amerikan që ndodhej në Wuhan të Kinës ka vdekur nga koronavirusi. Lajmi u njoftua të shtunën nga zyrtarë të Ambasadën Amerikane në Pekin.
Sipas ambasadës, 60 vjeçari kishte vdekur më 6 shkurt. Një qytetar japonez u njoftua gjithashtu se kishte vdekur në Wuhan prej pneumonisë virale, me shumë gjasë të shkaktuar nga koronavisuri, gjë që mbetet ende për t’u konfirmuar.
Shtetet e Bashkuara bënë të ditur se do të ofrojnë deri në 100 milionë dollarë për Kinën e vendet e tjera të prekura nga koronavirusi vdekjeprurës për të luftuar përhapjen e tij, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në Kinë në 722, shkruan VoA.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e bëri njoftimin të premten duke shtuar se “ky vendim së bashku me qindra miliona të dhuruara bujarisht nga sektori privat amerikan, demonstron një angazhim të fortë amerikan në përgjigje të situatës”.
Më herët gjatë ditës së premte Presidenti Donald Trump i vlerësoi përpjekjet e Presidentit kinez Xi Jinping për të luftuar koronavirusin ndërsa ky i fundit po përballet me kritika të forta në vend pas vdekjes nga korovirusi të një mjeku i cili ishte ndër të parët që lëshoi një paralajmërim rreth shpërthimit të virusit vdekjeprurës.
Pas një bisede telefonike të premten me Presidentin Xi, Presidenti Trump vlerësoi përgjigjen e Kinës ndaj situatës duke thënë se presidenti kinez po drejtonte “atë që do të ishte një operacion shumë i suksesshëm”, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












