Integrimi
Vëlla e motër, talente të rralla të muzikës, pritet të dëbohen
Ertjan Bala shihet si balerin me të ardhme të ndritur, kurse Enxhi është violiniste e talentuar, megjithatë, duhet të kthehen në Shqipëri
Një familje shqiptare edhe pse integruar mjaft mirë në Gjermani, ka marrë urdhër se do të kthehet në vendlindje, shkruan ‘waz.de’.
Kjo është familja Bala nga Tirana. Kjo familje kishte arsye pse ishte larguar nga Shqipëria. Tani dy vjet pas, ata do të depërtohen. Shqipëria konsiderohet si vend i origjinës si sigurt dhe ata do të rikthehen në vendlindje, përcjell albinfo.ch.
Tashmë ‘lufta’ e tyre është beteja ligjore, ku ka pak gjasa. I biri Ertjan Bala vështirë se mund të realizojë ëndrrën e tij si balerin.
19-vjeçari që kur ishte shtatë vjet kishte filluar të merret me balet, por në Shqipëri, nuk kishte perspektivë, ashtu si edhe nëna e tij gjeologe dhe në kërkim të një ardhme më të mirë vendosën të shkojnë në Gjermani.
Familja shqiptare është që nga shtator i vitit 2015 në Gjermani. Ertjan Bala është pjesë e Shkollës së Baletit në Bohum ‘Dance’n Fun’. Mësuesi i baletit i dërgoi valltarët në Dortmund, duke bërë trajnime së bashku me profesionistët, pjesë e të cilit ishte edhe shqiptari.
Ai shihet me të ardhme të ndritur, por duhet të kthehet nga Gjermania më 27 janar. Ai duhet të lë studimet. Megjithatë, ai i ka falënderuar miqtë e tij gjermanë dhe mësuesin e baletit pa marrë parasysh se çfarë ndodh.
Situatë e vështirë është edhe për motrën e tij, Enxhi Bala. Ajo flet bukur gjuhën gjermane. “Edhe pse pak si gjuhë e vështirë për të huajt ju e mësoni kur flisni me miqtë. Nëse kthehem jeta ime do të ishte si më herët”, ka thënë ajo. Enxhi është integruar mjaft mirë, kurse sistemi arsimor në Shqipëri nuk është i mirë. Madje, ata kanë treguar se mësuesit ushtrojnë dhunë dhe duhet te rrinë me një këmbë. Enxhi ushtron me violinë dhe përkundër se ka talent, duhet të kthehet në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion “Do të sigurohemi që FMX të mbetet konferenca kryesore në botë për gjeneratën e ardhshme të... -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit Një studim i publikuar nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) në Zvicër ka vlerësuar se nisma... -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve -
Policia zvicerane zbulon zyrtarët me “superfuqi” për njohjen e fytyrave -
Buxheti rekord i BE-së












