Sport
Vëllezërit Avdylaj fitojnë në kick boks në Austri
Dy vëllezërit, Hekuran dhe Dardan Avdylaj, kanë dalë fitues të shtunën në mbrëmje në ndeshjet e tyre në kick boks të mbajtur të shtunën në Vjenë të Austrisë. Hekurani mposhti Sllovakun Richard Genda, kurse Dardan Avdylaj e fitoi ndaj çekun Daniel Vidoveq, ku edhe u stolis me titullin internacional të Austrisë.
“Hekurani ka fituar në rundin e tretë, ndërsa unë fitova në fund në pikë. Jemi shumë të lumtur dhe i falënderojmë të gjithë shqiptarët dhe të pranishmit që ishin në sallë për të na ndjekur”, ka thënë Dardani për albinfo.ch.
Ndërkohë Valdrim Saliu me prejardhje nga Struga, luftoi kundër boksierit Juan Ahmad. Fatkeqësisht ai humbi me pikë në fund të ndeshjes.
Vëllezërit Avdylaj janë nga Istogu, por prej vitesh jetojnë në Vjenë. Me këtë fitore vëllai i madh, Hekurani, ka 27 ndeshje dhe 24 fitore, ndërsa Dardani 26 ndeshje dhe 22 fitore.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg













