E-Diaspora
Vëllëzerit Keqa shfaqen të shtunën në “Das Super Talent”
Talent show i njohur në Gjermani “Das Super Talent” , i cili transmetohet çdo të shtunë në RTL ka dy javë që ka filluar sezonin e ri. Të shtunën më 3 tetor do të jetë java e tretë e këtij edicioni. Edhe këtë vit, konkurrentë shqiptarë do të shfaqin talentin e tyre qoftë me këndim, vallëzim apo ndonjë akrobacion interesant.
Portali “albinfo.ch” merr vesh se të shtunën do të prezantohen dy vëllezërit Besnik dhe Kreshnik Keqa së bashku me Daoud Hussein Mohamad. Vëllezërit Keqa janë me prejardhje nga Kosova ndërsa Daoud është më rrënjë libaneze. Të tre djelmoshat jetojnë në Braunschweig të Gjermanisë.
“Në fillim ne nuk dinim shumë gjermanisht”, tregon Kreshniku 24 vjeçar. “Por, vallëzimi na ka bërë të mundur qe ne të kuptohemi më njerëz të tjerë. Kjo na krijoj edhe një shoqëri të vogël”, raporton starsontv.de. Përmes vallëzimit vëllezërit Keqa u njohën edhe më Daoudin.
Treshja vallëzon që tetë vite së bashku dhe ata janë krenar që këtë e kanë arritur me vet talentin e tyre. “Mësimet në një shkollë të vallëzimit nuk ishin të preferuara për ne”, shpjegon Daould, transmeton “albinfo.ch”.
Ëndrra më e madhe e treshes është që të hapin një shkollë të vallëzimit, ku të rinjtë do të mësojnë vallëzime të ndryshme falas.
Për të pasur këtë ëndërr një hap më afër, ata do të shfaqën të shtunën në RTL në emisionin “Das Supër Talent” ku do të përformojnë Street Style të kombinuara me akrobacione interesante.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?

















