Sport
Vëllezërit Xhaka, në shënjestër të kombëtares shqiptare
Sipas Blick, Xhakajt nuk kanë të drejtë të kalojnë në ndonjë kombëtare tjetër, meqë kanë luajtur për Zvicrën dhe nuk kanë shtetësi tjetër
Gazeta “Blick” në një shkrim të botuar dje në portalin e saj merret me dy futbollistët shqiptarë të FC Basel-it, vëllezërit e talentuar Granit dhe Taulant Xhaka. “Së shpejti do të fillojë një epokë e re për kombëtaren zvicerane. Dhe atëherë do të flitet edhe për vëllezërit Xhaka, Granit (18) dhe Taulant (20). Që të dy, prej vitesh luajnë për ekipet nacionale zvicerane të moshave të reja.
Graniti, në vitin 2009 qe bërë kampion bote me ekipin U17. Por, vazhdon Blick, edhe shqiptarët janë vënë “në gjah” pas Xhakajve, të cilët janë të lindur në Kosovë. Graniti, i ka pohuar gazetës: “është e vërtetë, njerëz nga federata (shqiptare e futbollit, v.) janë paraqitur te ne. Ata po bëjnë presion”.
Graniti dhe Taulanti më me dëshire do të vazhdonin me kombëtaren zvicerane. “Kjo është ëndrra ime”, thotë Graniti. “Mirëpo, përderisa nuk ka ndonjë ofertë nga ky drejtim, duhet pasur në konsideratë edhe Shqipërinë”.
Mirëpo, vazhdon gazeta Blick, vëllezërit Xhaka nuk kanë nevojë “t`i fusin vetes siklet” në këtë drejtim. Sepse, sipas saj “bazuar në nenin 15 të statutit të FIFA-s, nëse një lojtar synon ndërrimin e kombëtares, është kusht që, në momentin kur ka luajtur ndeshjen e parë garuese për njërën kombëtare, të ketë pasur tashmë shtetësinë e dytë. Ky kusht vlenë, pavarësisht nga kategoria e moshës.
Nisur nga kjo, Graniti dhe Taulanti, nuk kanë të drejtë të kalojnë në ndonjë kombëtare tjetër. Për shkakun se ata të dy tashmë kanë luajtur ndeshje zyrtare për skuadrat zvicerane të moshave të reja dhe ata deri më sot kanë vetëm pasaportë zvicerane, shkruan portali blick.ch.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë












