Lajme
Vendet e BE-së, ku punonjësit fitojnë më shumë për një orë pune
Për vitin 2020, kostoja mesatare për një orë pune në Bashkimin Evropian në gjithë ekonominë (përfshirë agrikulturën dhe administratën publike) ishte 28.5 euro, ndërsa në zonën euro arrin në 32.3 euro, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Këto shifra janë bërë publike nga të dhënat e Eurostat, ku tregohet se vendi me nivelin më të lartë të pagesës është Danimarka, ndërsa nivelin më të ulët e ka Bullgaria.
Mes vendeve të BE-së ka një hendek të madh të nivelit të pagesës për një orë pune, ku në Bullgari arrin në 6.5€, Rumani, 8.1€, Hungari 9.9€, ndërsa vendet me nivelin më të lartë janë Danimarka me 45.8€, Luksemburgu me 42.1€ dhe Belgjika me 41.1€.
Sa u takon diferencave mes sektorëve të ekonomisë, në ndërtim pagesa mesatare për një orë pune ishte 25.6 euro në të gjitha vendet e BE-së, ndërsa në shërbime ora e punës paguhet 28.2 euro. Akoma më shumë paguhen ata që punojnë në administratë publike pasi mesatarisht për një orë pune marrin 29.7 euro.
Rritjen më të madhe në krahasim me vitin 2019 e ka pasur Portugalia me 8.6%, e ndjekur nga Lituania (7.5%) dhe Sllovakia (7%). Ndërsa ulje kanë pasur Malta, Qipro dhe Irlanda.
Pagesa mesatare për një orë punë:
Mesatarja e BE 28.5€
Zona Euro 32.3€
Bullgaria 6.5€
Rumania 8.1€
Hungaria 9.9€
Danimarka 45.8€
Luksemburgu 42.1€
Belgjika 41.1€
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













