Bota
Vendet e BE-së, më shumë fonde për emigracionin dhe kontrollin e kufijve
Vendet e Bashkimit Evropian (BE) janë marrë vesh për rishikimin e planit shumëvjeçar financiar, duke ndarë 4 miliardë shtesë për trajtimin e fluksit të refugjatëve dhe kontrollit të kufijve, raporton "Reuters".
Sipas marrëveshjes për buxhetin për periudhën 2014-2020 do të jenë të parapara 3.94 miliardë euro shtesë për migracionin dhe kontrollin e kufijve. Të tjera shtesë 2.08 miliardë euro do të përdoren për nxitjen e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja, përcjell albinfo.ch.
Italia është në vijën e frontit në krizë migratore dhe ka një nga normat më të larta të papunësisë në BE. Masat për të trajtuar këto probleme janë përcaktuar si të pamjaftueshme në Romë.
Pasi ka bllokuar vendimin për disa muaj, sot Italia ka tërhequr ankesën e paraqitur për shkak se Komisioni do të marrë në konsideratë përdorimin e fondeve shtesë për migracionin dhe rritjen deri në vitin 2020, njoftoi sekretari italian i shtetit për çështje evropiane, Sandro Gozzim, pas një sesioni të Këshillit të BE-së.
“Rishikimi i parë shumëvjeçar buxhetor do të sigurojë që buxheti i BE-së të jetë më efikas në luftën kundër sfidave aktuale dhe për t’iu përgjigjur nevojave të paparashikuara. Kjo do të shmangë presionin e tepërt mbi buxhetet nacionale të vendeve anëtare gjatë përpjekjeve të vazhdueshme për të konsoliduar financat publike”, thuhet në një deklaratë të Këshillit të BE-së.
Korniza e rishikuar shumëvjeçare financiare e BE-së duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian (PE).
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih














