Lajme

Vendet ku aplikohet doza përforcuese e vaksinës anti-COVID

Përhapja e varianteve Delta dhe Omicron ka detyruar shumë vende në botë që nisin vaksinimin me dozën përforcuese të vaksinës anti-COVID. Doza e tretë e vaksinës anti-COVID këshillohet të merret 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Amerika e Veriut

Autoritetet shëndetësorë në SHBA njoftuan më 30 nëntor se të gjithë personat mbi 18-vjeç mund të marrin një injeksion përforcues pasi shfaqja e Omicron thekson rëndësinë e vaksinimit.

Ndërsa Komiteti Këshillimor Kombëtar i Kanadasë për Imunizimin po rekomandon injeksione përforcuese për personat që kanë sëmundje në sistemin imunitar.

Europa

Më 24 nëntor Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve rekomandoi përforcues vaksinash për të gjithë të rriturit, me prioritet për ata mbi 40 vjeç.

Komisioni Europian propozoi më 25 nëntor që banorët e BE-së do të duhet të marrin dozën përforcuese për COVID-19 nëse duan të udhëtojnë në një vend tjetër të bllokut verën e ardhshme pa teste ose karantina.

Disa nga vendet evropiane që ofrojnë përforcues për të rriturit:

  • Italia, Austria dhe Britania e Madhe ofron dozë përforcuese për të gjithë personat mbi 40 vjeç dhe për personat e rrezikuar.
  • Republika Çeke; Franca do të injektojnë së shpejti të gjithë të rriturit.
  • Gjermania ka nisur vaksinimin për personat mbi 18-vjeç.
  • Malta ka nisur injektimin për personat mbi 12-vjeç.
  • Norvegji, Poloni, Rusi, Rumani janë miratuar vetëm përforcuesit nga Pfizer ose Moderna.
  • Serbi, Sllovaki, Spanjë, injeksione përforcuese Pfizer ose Moderna për të gjithë të injektuarit me J&J.

Vendet që po ofrojnë përforcues për njerëzit me sistem të dobët imunitar dhe të moshuarit:

  • Belgjika, Bullgaria; Danimarka, Finlanda, Lituania, Holanda kanë nisur injektimin për personat mbi 60 vjeç.
  • Portugalia do të ofrojë injeksione përforcuese për një të katërtën e popullsisë së saj deri në fund të janarit, duke përfshirë personat mbi të 50-at të injektuar me vaksinën J&J.
  • Zvicra do të rekomandojë dozat përforcuese për personat nën 65 vjeç javët e ardhshme.

Afrika

  • Egjipti do të aktivizojë brenda disa ditësh një plan për të ofruar vaksina përforcuese për të moshuarit, njerëzit me sëmundje kronike dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.
  • Maroku filloi të japë një dozë të tretë duke filluar që nga tetori.
  • Nigeria po përpiqet të sigurojë injektime përforcuese.

Vende të tjera:

  • India nuk po shqyrton autorizimin e dozave përforcuese të COVID-19.
  • Bahrein po përdor vaksinën Sputnik V për të gjithë personat mbi 18 vjeç.
  • Izraeli po injekton për personat mbi 12 vjeç.
  • Koreja e Jugut injektime për grupet me rrezik të lartë ose personat me sistem imunitar të dobësuar.
  • Turqia, Tajlanda, injektime përforcuese për njerëzit të cilëve u është dhënë vaksina Sinovac.
  • Kina, Hong Kongu, Singaporu, Kili, Brazili, Republika Dominikane, El Salvador, ofrojnë përforcues për njerëzit me sistem të dobët imunitar dhe të moshuarit.
  • Australia ka nisur injektimin e vaksinave përforcuese në nëntor për të rriturit plotësisht të vaksinuar.
  • Brazili dhe Uruguai ofrojnë një dozë Pfizer për ata që janë plotësisht të vaksinuar me Sinovac.
  • Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, lejohet vaksinimi i personave të rritur./Euronews