Shqipëria
Vendet ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa ‘green pass’
Shqiptarët mund të udhëtojnë tashmë në thuajse të gjitha vendet e Bashkimit Europian pa pasur nevojën e një certifikate vaksinimi, shërimi apo testi negativ. E fundit që iu bashkua listës “Covid-free” është Gjermania, shtet në të cilin prej kësaj të shtune mund të udhëtohet lirisht.
Franca, Portugalia dhe Austria janë tre shtetet e vetme në kontinent që kërkojnë një certifikatë vaksinimi, shërimi apo test negativ për të hyrë në kufi.
Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë lirisht edhe në vendet e rajonit si Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.
Një vendim i marrë të hënën nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve mund të përkthehet së afërmi në lëvizje pa masa kufizuese edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lëvizja pa detyrimin e të qenit i vaksinuar mundësohet edhe në skajet më të largëta si Arabia Saudite apo në një pjesë e madhe e vendeve të Amerikës Latine.
Sezoni turistik veror dhe ulja e infektimeve kanë qenë dy arsyet kryesore se pse shumë shtete kanë marrë vendimin e heqjes së masave anti-Covid në kufij/A2
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











