Kuriozitete
Vendet më të mira për të jetuar gratë, ku renditet Zvicra
Lista e vendeve më të mira për vitin 2019 nga “US News & World Report” ka marrë parasysh të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, barazinë në të ardhura, zhvillimin dhe sigurinë e 80 vendeve dhe i renditi ato.
Në përgjithësi, kombet nordike rezultojnë të jenë vendet më të mira në botë për të jetuar për gratë, shkruan “classlifestyle.com”.
Suedia zuri vendin e parë, me renditjen e barazisë gjinore në 9.6 /10 dhe barazinë e të ardhurave në një 9.9 mbresëlënëse. Kombi skandinav shënoi edhe një 10 të përsosur për përparimin dhe zhvillimin në shumë sektorë të jetës, sidomos në arsimin dhe kujdesin shëndetësor falas. Pastaj vjen Danimarka, e cila kryesoi listën e vitit 2018.
Mund të ketë rënë nga vendi i parë, por ka akoma rezultate të larta në të gjitha aspektet me barazinë gjinore në 9.1 dhe barazinë e të ardhurave në 10/10, përcjell albinfo.ch.
Kanadaja fitoi vendin e tretë në renditjen e vitit 2019, duke u ngritur me tri pikë nga viti i kaluar, me sigurinë duke shënuar një 9.8 dhe barazinë gjinore në 9.1.
Vendi i katërt është Norvegjia, e cila është befasuese, duke marrë parasysh që vendi ka një traditë të gjatë të punës intensive për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore. Holanda renditet vendi i pestë më i mirë për të jetuar si një grua.
Ajo shënoi 10 vjetët e përsosura për barazinë gjinore dhe të drejtat e njeriut. Finlanda pasoi në vendin e gjashtë me barazinë në pagë dhe sigurinë, duke shënuar notat kryesore në 9.6 secila.
Zvicra pasoi në vendin e shtatë, ndërkohë Australia dhe Zelanda e Re zunë vendin e tetë, të nëntë respektivisht, por çuditërisht Zelanda e Re kishte vetëm rezultatin 7.3 për barazinë gjinore. Gjermania mbajti pozicionin e saj të 10-të nga 2018-ta, me një 9.8 frymëzuese për përparimin.
E nëse këto janë 10 vendet më të mira për të jetuar nëse je grua, befasues është rezultati për Mbretërinë e Bashkuar, e cila nuk u rendit këtë vit në dhjetë vendet e para.
Ajo u vendos e 13-ta në listë, pas Belgjikës dhe Luksemburgut.
Pra, të gjitha ju gra, nëse planifikoni të lëvizni apo të zhvendoseni për një jetë më të mirë, ne listën me 10 vendet më të mira sapo jua propozuam! Zgjedhja mbetet juaja!
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













