Lajme
Vendet më të ‘rrezikshme’ për t’u lidhur me WiFi
Ndoshta jeni lidhur me internet të paktën një herë në një qendër tregtare apo hotel, qoftë për arsye biznesi apo private, pa menduar nëse po rrezikoni të dhënat tuaja private.
Por ky bashkim nuk është aspak i mirë. Sot, interneti pa tel është i pranishëm kudo, në pothuajse të gjitha objektet, madje edhe në kafenetë dhe restorantet ku shpesh qëndroni. Ndërsa lexoni gazetën në telefon dhe pini kafenë tuaj të parë në mëngjes në një bar – një haker mund t’ju ketë “shikuar”.
Hotelet mund të jenë “të rrezikshme”, megjithëse hyrja në internet duket e sigurt. Shumë kompani që merren me këtë temë, të tilla si Kaspersky ose SensePost, kanë theksuar për vite me rradhë se WiFi publik paraqet një “rrezik të madh sigurie”.
Nëse mendoni se një hotel luksoz është më i sigurt se një motel lokal – e keni gabim. Hakerat shpesh krijojnë rrjete Wireless false, të cilat kanë një emër të ngjashëm me hotelin WiFi, dhe kryesisht zhyten në vendet që vizitohen dhe janë të njohura. Pastaj ata presin që “viktima të bjerë në grackë”, për t’u identifikuar.
Sapo një person të lidhet me atë internet, hakerat instalojnë lehtësisht softuer të krijuar për të bërë dëme dhe viruse, të cilat së shpejti do t’iu japin atyre akses në të gjitha të dhënat e “viktimës”. Jo vetëm mysafirët e hotelit ose shitësit e dyqaneve bien në këtë grackë, por edhe një numër i madh i punonjësve që punojnë në distancë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













